Kleriku, atdhetari, poeti, shqipëruesi dhe studjuesi, Ndre Mjeda, ndërroi jetë më 1 Gusht 1937. Ai ishte një njeri me mëndje të ndritur dhe horizont të gjërë. Pat studjuar në Francë, Spanjë, Itali, Kroaci, Poloni, etj. Ka lënë perla të papërsëritshme, në thesarin e kulturës sonë kombëtare. Përmbledhja poetike “Juvenilja”, botuar në Vjenë, mbetet kryevepra e poetit. Vetë titujt e librave, i bëjnë jehonë kulturës së lashtë dhe origjinale, me të cilën duhet të krenohet lexuesi i tyre shqiptar. Vepra të tjera të tij janë vëllimet, “Liria”, “Shqypes arbënore”, etj. Njihet në botë si studjues dhe albanolog. Më 1902, mori pjesë në Kongresin Nderkombëtar të Orientalistëve në Hamburg te Gjermanisë, ku mbajti kumtesën “Mbi shqiptimin e palataleve në dialektet e ndryshme të gjuhës shqipe”. Bashkë më të vëllanë, më 1907, themeloi shoqërinë “Agimi”; më 1908, ishte i deleguar në Kongresin e Manastirit, ku u zgjodh anëtar i komisionit për harlimin e alfabetit të njesuar të shqipes. Më 1916, ishte ndër themelonjesit dhe anëtarët aktivë te “Komsisë letrare”.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
23 dhjetor 910, vdiq Shen Naumi.
-
23 Dhjetor 1880, “Qeveria e Përkohshme” e Prizrenit; nënpunës shqiptarë dhe armatosje
-
23 Dhjetor 1903, u lind në Korçë Naum Stralla, ekonomist e pedagog
-
23 Dhjetor 1912, Shteti Shqiptar lëshon kredencialin e parë diplomatik
-
23 Dhjetor 1919, vullnetarët e Kelmendit në luftën për të mbrojtur Shkodrën, zunë 243 robër