Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

1 Janar 1702, lindi Dom Gjon Nikollë Kazazi, zbulues i “Mesharit”

Më 1 Janar 1702, u lind Dom Gjon Nikollë Kazazi, doktor i teologjisë dhe filozofië, zbulues i “Mesharit” të Gjon Buzukut, dokumenti më i vjetër i gjuhës shqipe. Studimet e larta i kreu në Itali dhe pas diplomimit kreu detyrën e Kryepeshkopit në Shkup. Në vitin 1740 Gjon Nikollë Kazazi, zbuloi në Bibliotekën e Kolegjit të Propagandës në Romë, librin e Gjon Buzukut “Meshari” dhe njoftoi për këtë drejtorin e Seminarit të Palermos, priftin Arbëresh Gjergj Guzetën. Tre vjet më vonë, duke punuar për fenë dhe gjuhën shqipe botoi veprën “Përmbledhje e shkurtër e Doktrinës Kristiane” përkthyer në gjuhën shqipe për tu përdorur e mësuar nga fëmijët e këtij kombi”.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version