Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

1 Janar 1884, u krijua shoqëria patriotike “Dëshira” nga mërgimtarët e Sofjes

Mërgimtarët shqiptarë në Sofje, më 1 Janar 1884, krijuan shoqërinë patriotike “Dëshira”. Ajo i përhapi degët e saja në të gjitha qytetet bullgare, ku kishte koloni shqiptare dhe zhvilloi një veprimtari të gjerë për ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe traditave shqiptare. Shoqata themeloi shtypshkronjën “Mbrothësia”, botoi disa libra dhe “Kalendarin kombiar”, hapi shkolla shqipe dhe organizoi shfaqje teatrore si dhe veprimtari të tjera artistike e kulturore.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version