Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

1 Maj 1918, u krijua Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”

Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, u krijua në ilegalitet, më 1 Maj 1918. Nga nëntori i atij viti, u vendos në Shkodër. Ishte organizatë politike kombëtare, që luftoi për mbrojtjen e Shtetit të pavarur Shqiptar, për demokratizimin e tij, për çlirimin e Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare të Jugosllavisë, të shkëputura padrejtësisht më 1913 dhe për bashkimin e tyre me Shqipërinë. Ai drejtohej nga Hoxhë Kadriu dhe atdhetarët e shquar Hasan Prishtina, Bajram Curri, Sali Nivica, Hysni Curri, etj.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version