Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

1 Mars 1907, doli në Kajro numri i parë i gazetës “Pellasgu”

Sami Kulla nga Prizreni i Kosovës, në bashkëpunim me Anastas Bykun, më 1 Mars 1907, botuan në Kajro të Egjiptit, gazetën e përjavëshme politiko-shoqërore “Pellasgu”. Gazeta dilte në shqip, turqisht dhe frëngjisht kishte moto “Shqipëria e shqiptarëve”. Ajo mbronte të drejtat tona kombëtare. Në faqet e saj, Sami Kulla përhapi idenë e luftës për liri, për mbrojtjen e gjuhës dhe kombësisë shqiptare. Pas shpalljes së “Konstitucionit” nga xhonturqit, ai u kthye në atdhe, por nuk u pajtua me politikën antishqiptare të tyre, prandaj u përndoq dhe u burgos edhe nga tuqit e rinj

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version