Në Trieste, më 1 Mars 1913, u mbajt Kongresi i Madh me përfaqësues nga të gjithë kolonitë shqiptare; të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Rumanisë, Bullgarisë, Egjiptit, italisë, Turqisë, Triestes, etj. Kryetar u zgjodh Faik Konica. Ndër delegatët spikatnin figura të tilla si: Xhuzepe Skiroi, Hil Mosi, Fazli Toptani, Abdi Toptani, princ Albert Gjika, Nuzet Vrioni, Luigj Gurakuqi, Pandeli Evangjeli, Sotir Kolea, etj. Punimet e kongresit zgjatën 3 ditë. Ai miratoi një rezolutë që përshëndeste Qeverinë e Vlorës dhe përkrahjen që i jepte çështjes shqiptare. Austria dhe Italia, protestonte kundër mizorive greke dhe serbe në Shqipëri, kërkonte heqjen e bllokadës greke, shprehej për një Shqipëri të pavarur, me një princ europian në krye dhe më kufinjtë etnikë që përfshinin Kosovën, Janinën Çamërinë deri në Prevezë. Në Kongresin e Triestes ndodheshin edhe shumë korrespondentë të huaj.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
23 Shkurt 1925, francezi Aleksandër Kole pikturon shqiptarët
-
23 Shkurt 1843, referat i prof. Franc Bopi në Akademinë e Shkencave të Berlinit; shqipja është një gjuhë indoevropiane
-
23 Shkurt 1848, u botua nga De Rada gazeta “L’albaneze d’Italia”
-
23 Shkurt 1921, u lind albanologu i shquar Italian Xhovani Batista Pelegrini
-
23 Shkurt 1923, lindi kompozitorja Dhora Leka