Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

1 Mars 1913, u mbajt në Trieste Kongresi i Madh i kolonive shqiptare; kryetar Faik Konica

Në Trieste, më 1 Mars 1913, u mbajt Kongresi i Madh me përfaqësues nga të gjithë kolonitë shqiptare; të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Rumanisë, Bullgarisë, Egjiptit, italisë, Turqisë, Triestes, etj. Kryetar u zgjodh Faik Konica. Ndër delegatët spikatnin figura të tilla si: Xhuzepe Skiroi, Hil Mosi, Fazli Toptani, Abdi Toptani, princ Albert Gjika, Nuzet Vrioni, Luigj Gurakuqi, Pandeli Evangjeli, Sotir Kolea, etj. Punimet e kongresit zgjatën 3 ditë.  Ai miratoi një rezolutë që përshëndeste Qeverinë e Vlorës dhe përkrahjen që i jepte çështjes shqiptare. Austria dhe Italia, protestonte kundër mizorive greke dhe serbe në Shqipëri, kërkonte heqjen e bllokadës greke, shprehej për një Shqipëri të pavarur, me një princ europian në krye dhe më kufinjtë etnikë që përfshinin Kosovën, Janinën Çamërinë deri në Prevezë. Në Kongresin e Triestes ndodheshin edhe shumë korrespondentë të huaj.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version