Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

1 Prill 1981, Aleksandër Buda u ndera me urdhrat më të lartë nga shteti Austriak për kontributin e tij

Në Tiranë, më 1 Prill të vitit 1981, u organizua ceremonia e dorëzimit të “Medaljes së madhe të artë” dhe “Kryqit të Komandantit të Klasit të Parë”, që Qeveria Austriake i akordoi Profesor Aleksandër Budës, për ndihmesën e shquar që ai pat dhënë për zhvillimin e marrëdhënieve shkencore, midis Shqipërisë dhe Austrisë. Kjo është dekorata më e lartë, me të cilën, Presidenti i Republikës së Austrisë, vlerëson personalitetet e huaja që kanë dhënë ndihmesë në fushën e kulturës dhe të shkencës, si dhe të marrëdhënieve me shtetin austriak.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version