Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

1 Shkurt 1911, Mihal Grameno botoi në Korçë gazetën “Koha”

Në Korçë më 1 Shkurt 1911 doli numri i parë i gazetës së përjavshme “Koha”. E drejtonte Mihal Grameno me vëllezërit e tij Mina e Koço Grameno. Me shkrimet e saj kjo gazetë mbrojti çështjen e Pavarësisë së Shqipërsië. “Koha” përshkohej si nga fryma demokratike e antifeudale. Në vitet 1921-1924 u bë organi kryesor i lëvizjes demokratike duke përkrahur Revolucionin e Qershorit dhe qeverinë e Nolit. Në shkrimet e “Kohës” botoheshin edhe shumë shkrime letrare. Me këtë gazetë bashkëpunuan emra të spikatur si Noli, Themistokli Gërmenji, Sotir Peci, Hil Mosi etj.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version