Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

1 Shkurt 1937, u formua Komisioni për festimet e 25 Vjetorit të Pavarësisë

Me vendim të Këshillit të Ministrave, me 1 Shkurt 1937, u ngrit Komisioni Shtetëror për festimin e 25 vjetorit të Pavarësisë Kombëtare. Ai kishte për detyrë që, me këtë rast tu tregonte shqiptarëve por sidomos të rinjve, se “Krijimi i  Mëvetësisë Kombëtare erdhi prej Shqiptarëve, dhe jo se shqiptarëve Mëvetësia u erdhi peshqesh prej të huajve”. Komisioni përbëhëj nga prof. Karl Gurakuqi, Benedikt Blinishti dhe Irakli Noçka. Më pas në përbërjen e tij u përfshinë edhe figura të tjera të shquara.  Komisioni i hapi rrugë botimit të “Visareve të Kombit”, dhe ngriti i pari problemin e Radio-Tiranës.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version