Në kulmin e Luftës së I Botërore, kur gjithë vendet ishin shkelur nga ushtritë e huaja ndërluftuese, në Korçë, u ngrit flamuri kombëtar dhe u shpall “Krahina Autonome e Korçës”. Nën presionin e lëvizjes patriotike dhe të çetave të armatosura të qarkut, komandanti i forcave të armatosura franceze, kolonel Dekoen, më 10 Dhjetor 1916, u detyrua të largojë nga Korça administratën greke dhe nënshkroi me përfaqësuesit e Korçës, protokollin, sipas të cilit qyteti me rrethet Bilisht, Kolonjë, Gorë dhe Opar formonin krahinën autonome, që do të administrohej nga shqiptarët nën mbrojtjen e autoriteteve ushtarake franceze. Për këtë qëllim u ngrit Këshilli Administrativ, xhandarmëria dhe repartet e armatosura vullnetarësh, për ruajtjen e pavarësisë së krahinës.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
12 Mars 1903, në Kongresin e Shoqërisë Patriotike “Drita” u kërkua shkollë dhe kishë në gjuhën shqipe
-
12 Mars 1921, u hap në Korçë e kinemaja e parë publike “Moderne”
-
12 Mars 1923, u mbajt Kongresi Muhamedan me përfaqësues nga e gjithë Shqipëria
-
12 Mars 1923, protestuesit e uritur kërkuan të hapen hambarët e tregëtarëve
-
12 Mars 1933, lindi piktori Sali Shijaku