31 Korrik 1741, lindi Nikollë Keta (Nicola Chetta) poet dhe prift arberesh.

Nikollë Keta, u lind ne fshatin Kundisa te Sicilise (Contessa Entellinah). Kreu studimet në kolegjin arbëresh të Palermos, ku më pas, u bë prift dhe rektor i tij. Nga pena e tij kanë dalë një varg veprash, si fjalori italisht-shqip me rreth 5000 fjalë, “Etimologjia e gjuhës shqipe”, “Thesar njoftimesh për maqedonët”, “Katalogu mbi familjet e mëdha arbëreshe”, etj. Ka lënë shumë vjersha e poezi, ndër to një tingëllimë autobiografike me theks atdhetar, e para e ketij lloji në letërsinë tonë. Studjoi dhe shkroi për prejardhjen e gjuhës shqipe dhe të popullit tonë, për prejardhjen e tyre ilire. Veprat e Nikollë Ketës, kanë mbetur në dorëshkrim, me përjashtim të ndonjë pjese, që është botuar nga bashkëatdhetarët e tij më vonë.

Referencat:

Biblioteka e QMKSH

Leave a Reply