Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

10 Gusht 1913, Traktati i Paqes i Bukureshtit i dha fund Luftës së II Ballkanike

Traktati i Bukureshtit, traktat paqeje mes palëve luftuese në Luftën e Dytë Ballkanike, u nënshkrua më datë 10 gusht 1913, nga delegatët e BullgarisëRumanisëSerbisëMalit të Zi dhe Greqisë. Meqënëse Bullgaria ishte izoluar nga të gjitha anët, si pasojë e luftës së dytë ballkanike, në veri nga ushtria e Rumanisë, përgjatë kufirit të saj perëndimor nga ushtritë serbo-greke, dhe në lindje nga ushtria turke, ajo ishte e detyruar të pranonte kushtet që iu imponuan nga armiqtë e saj. Të gjitha marrëveshjet mbi vijat ndërkombëtare kufitare të asaj kohe u rishkruan gjatë takimeve të shumta të komitetit, u përfshinë në protokolle të veçanta, dhe më në fund u ratifikuan nga delegatët e asamblesë së përgjithshme.

Referencat:

Exit mobile version