Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

10 Janar 1920, vritet patrioti Sali Nivica

Sali Nivica

Në Shkodër, më 10 Janar 1920, u vra nga një agjent italian, patrioti Sali Nivica, një nga drejtuesit e Lëvizjes kombëtare Shqiptare dhe drejtor i gazetës “Populli”. U lind në Rexhinë të Kurveleshit, më 1890. Që në bangat e gjimnazit të Manastirit dhe të Janinës shkroi dhe botoi në gazetën “Liria” të Selanikut dhe “Zgjim i Shqipërisë” të Janinës. Edhe kur punonte si arsimtar shkroi e botoi në shtypin e kohës me pseudonimet “Godo”, “Duda”, “Gjoni”, etj. Si përhapës i arsimit dhe kulturës shqiptare dhe luftëtar për mbrojtjen e pavarësisë dhe tërësisë të shtetit shqiptar u vu në shënjestër të armiqve të brendshëm dhe të jashtëm të vendit.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version