Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

10 Janar 1933, lindi Marash Hajati, gazetar dhe pedagog

Marash Hajati

Në një familje të varfër shkodrane, më 10 Janar 1933, u lind Marash Hajati, gazetar dhe pedagog. U diplomua në Universitetin e Leningradit dhe më 1957, u emërua redaktor në gazetën “Puna” dhe më pas punoi në Komitetin Qëndror të Partisë së Punës së Shqipërisë dhe njëkohësisht pedagog në Universitetin e Tiranës. 14 vjet me radhë ka drejtuar Televizionin Shqiptar e më pas Drejtorinë e Përgjithshme të Radio-Televizionit Shqiptar. Marash Hajati është autor i disa teksteve universitare dhe librave publicistikë.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version