Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

10 Maj 1467, një letër e shkruar në Venedik mbi fitoren e Gjergj Kastriotit kundër Ballaban Pashës

Ja disa rreshta nga një letër e shkruar në Venedik, më 10 Maj 1467, mbi fitoren e Gjergj Kastriotit kundër Ballaban Pashës. “Skënderbeu me 1500 vetë, thuhet në letër, ka kapur vëllaun e Ballabanit, me gjithë paisjet që kishin shkuar kundër Krujës dhe e ka sjellur në Lezhë. Ballabani duke dyshuar se mos po vinte t’i ndihmojë Krujës, vendosi ta sulmojë dhe ashtu bëri. Ata të brendshmit u sollën trimërisht dhe e plagosën Ballabanin…kapitan të sulltanit, me të gjuajturën e parë, dhe si u çua në lëmin e vet, vdiq. Menjëherë arriti Skënderbeu dhe i dëboi të gjithë turqit nga lëmi, i dha dorë Krujës dhe e paisi me nazullime, dhe i theu armiqtë, duke prerë shumë turq, dhe gjithnjë po vazhdon fitorja.”

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version