Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

10 Maj 1897, Visar Dodani filloi botimin e gazetës “Shqipëria” në Bukuresht

Publicisti i njohur Visar Dodani, filloi më 10 Maj 1897, botimin e gazetës “Shqipëria” në Bukuresht, e cila luajti një rol të veçantë në Rilindjen Kombëtare Shqiptare. Ajo u kthye në një tribunë kombëtare, që shtroi detyra të rëndësishme siç ishte përgatitja e arsimit dhe kulturës me anë të shkollave dhe të shtypit në gjuhën shqipe, ngritja e ndërgjegjes kombëtare dhe forcimi i unitetit të shqiptarëve. Motoja e gazetës ishte, “Shpresa të ngjall, dëshpërimi të shuan.”

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version