Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

10 Maj 1914, filluan bisedimet midis të ashtuquajturës qeveri të Vorio-Epirit dhe delegacionit të dërguar nga Vilhelm Vidi

Si rezultat i bisedimeve që filluan, më 10 Maj 1914, midis të ashtuquajturës qeveri të Vorio-Epirit, të formuar nga Jorgji Zografi dhe autonomisë së Himarës, që kryesohej nga Spiro Spiromilo, nga njëra anë dhe delegacionit të dërguar nga Vilhelm Vidi, u nënshkrua “Protokolli i Korfuzit”, i cili praktikisht e shkëpuste Jugun e Shqipërisë nga trungu i shtetit të gjymtuar shqiptar. Kjo ngjalli një valë protestash në të gjithë vendin dhe sidomos në Korçë dhe në Durrës.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version