Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

10 Mars 1907, u botua në Sofje numri i parë i gazetës satirike “Shkopi”

Në kryeqytetin Bullgar Sofje, më 10 Mars 1907, mërgimtarët tanë botuan numrin e parë të gazetës “Shkopi”. Atë e drejtonte patrioti Athanas Tashko. Lënda përgatitej nga kolonia shqiptare e Egjiptit. Gazeta kishte ngjyra satirike dhe trajtonte problemet shoqërore dhe politike. Si e para gazetë satirike e shtypit tonë, pati jehonë të madhe. Në faqet e saj, ajo mbronte të drejtat kombëtare, lirinë dhe pavarësine e popullit, çështjen e shkollës dhe të gjuhës shqipe.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version