Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

10 Mars 1992, Kinostudio “Shqipëria e Re” mori pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Kinematografisë në Nurenberg

7 deri më 10 Mars 1992, u zhvillua Festivali Ndërkombëtar i Kinematografisë në Nurenberg të Gjermanisë. Kinostudio “Shqipëria e Re” mori pjesë me filmat “Gjeneral gramafoni”, të Viktor Gjikës, “Lulkuqet mbi mur” dhe “Kthimi i ushtrisë se vdekur” të  Dhimitër Anagnostit, “Prilli i thyer” i Kujtim Çashkut, kinekomedinë “Edhe kështu edhe ashtu”, të Bujar Kapexhiut si dhe mjaft filma dokumentarë dhe vizatimorë: “Kështjella e këngëve”, “Talenti i babit”, “Gjethja”, ”Robinsoni dhe shpëtimtarët”, “Unë”, etj. Filmat u ndoqën me interes nga shikuesit për këndvështrimin origjinal të  krijuesve dhe lojën me nivel të  lartë interpretimi, të aktorëve.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version