Marti Ahtisari
Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, miratoi më 10 Nëntor 2005, emërimin e Marti Ahtisarit, si përfaqësuesin special për statusin e ardhshëm të Kosovës. Ish presidenti i Finlandës, është një nga personalitetet më të spikatura të politikës ndërkombëtare. Zgjedhja e tij u kontestua nga pala serbe, por bilanci i punës së tij, flet për profesionalizëm të lartë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare