Në faqen e murit lindor, të kishës së Shën Premtes në Valesh të Shpatit të Elbasanit, ruhet mbishkrimi i bërë, që më 1554, ku thuhet: “kur të ngrehesh duart e tu ke Perëndia, o meshtar i Perëndisë, më përmend dhe mua mëkatar Onufrin, prift, piktor dhe protopapë nga Neokastra”. Siç dihet, Onufri ka qënë ikonografi më i madh dhe më i talentuar i vendit tonë, që ka zbukuruar me ikona dhe piktura murore shumë faltore të shekullit të XVI. Disa nga ikonat e tij janë ekspozuar edhe jashtë vendit dhe janë vlerësuar lart nga kritika artistike. Jehonë të madhe, ka pasur sidomos portreti i Shën Mërisë me Krishtin e vogël, që është krahasuar me kryeveprat e Rilindjes Europiane.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
24 Shkurt 1877, lindi albanologu i shquar Nobert Jokli
-
24 Shkurt 1879, lindi në Kalabri studiuesi arbëresh Kozmo Serembe
-
24 Shkurt 1899, lindi në Shkodër dr. Lush Pogu
-
24 Shkurt 1914, amatorët shkodranë vunë në skenë dramën e Anton Xanonit
-
24 Shkurt 1938, përkujtohet sot diplomati shqiptar Gjergj Pekmezi