Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

10 Prill 1833, shpërtheu në pazarin e Shkodrës një revoltë e armatosur kundër pushtuesve osmanë

Më 10 Prill 1833, në tregun e Shkodrës, shpërtheu një revoltë e armatosur kundër pushtuesve osmanë. Rreth 4000 qytetarë dhe malësorë të armatosur u përleshën me forcat turke. Revolta vazhdoi edhe në vitin 1834. Drejtuesit e kryengritjes, u munduan të vendosin lidhjet dhe të bashkojnë forcat edhe me kryengritësit e tjerë shqiptare në zonat e jugut të vendit. U hartuan edhe planet për bashkëveprime ushtarake, në Berat, Kavajë, Tiranë, Mirditë dhe në Shkodër, por forca të shumta turke, në maj të 1838, e shtypën revoltën.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version