Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

10 Prill 1921, lindi në Stamboll Andon Pano, themelues i Teatrit Partizan dhe atij Popullor

Në Stamboll më 10 Prill 1921, u lind Andon Pano, themelues i Teatrit Partizan dhe Teatrit Popullor. Ai është një ndër artistët e rrallë shqiptarë, që ka zënë vend edhe në enciklopeditë e huaja. Në vëllimin e katërt të “Teatralnaja Enciklopedia”, në faqen 262, shkruhet për veprimtarinë skenike të artistit shqiptar: “Andon Pano e nisi veprimtarinë artistike, që në bangat e Normales së Elbasanit. Ai ishte themelues i teatrit partizan dhe pas çlirimit të Shqipërisë, themelues dhe drejtues i Teatrit Popullor, drejtor i Teatrit të Kukullave, krijues i një galerie të tërë figurash skenike, që janë vlerësuar lart, deri me Çmimin e parë të Republikës dhe me titullin “Artist i Merituar”. Ka shkruar dhe përkthyer shumë pjesë teatrore, njihet si një nga kritikët dhe historianët e parë të artit tonë skenik.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version