Më 10 Shkurt 1903, shoqata “Shpresa” e mërgimtarëve shqiptarë në Rumani, iu drejtua qeverisë Franceze për të ndërhyrë pranë Portës së Lartë, që të lejohëj hapja e shkollave në gjuhën amëtare në Shqipëri. Shoqata i kujtonte francezëve se në të gjithë perandorinë osmane vetëm shqiptarëve u ndalohej arsimimi në gjuhë të tyre. Për këtë qëllim shoqëria organzoi shumë tubime në kolonitë e madha të shqiptarëve në Rumani. Qëllimi ishte sensibilizimi i opinionit shqiptar dhe atij të huaj për problemet tona kombëtare.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
23 dhjetor 910, vdiq Shen Naumi.
-
23 Dhjetor 1880, “Qeveria e Përkohshme” e Prizrenit; nënpunës shqiptarë dhe armatosje
-
23 Dhjetor 1903, u lind në Korçë Naum Stralla, ekonomist e pedagog
-
23 Dhjetor 1912, Shteti Shqiptar lëshon kredencialin e parë diplomatik
-
23 Dhjetor 1919, vullnetarët e Kelmendit në luftën për të mbrojtur Shkodrën, zunë 243 robër