Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

10 Shkurt 1917, lindi Musine Kokalari, e para femër që themeloi parti politike në Shqipëri

Më 10 Shkurt 1917 në Adana të Turqisë lindi Musine Kokalari, shkrimtare, studiuese e veprimtare politike. Në vitin 1920 familja e saj u kthye në atdhe, ku mësimet e para i mori në Gjirokastër dhe u diplomua në Universitetin e  Romës për letërsi. Shkrimet e para i botoi në vitin 1937 në revistën “Shtypi” me pseudonimin “Lady”. Ishin shkrime të shkurtra me njgyrë letrare e stil gazetaresk që kritikonin mangësitë e jetës shoqërore të kohës. Në vitin 1943 ajo krijoi Partinë Socialdemokrate Shqiptare dhe botoi gazetën “Zëri i rinisë”. Pas luftës së dytë botërore dhe vendosjes së regjimit komunist në Shqipëri ajo u arestua dhe u dënua me 20 vjet burg. U lirua në vitin 1964 dhe punoi në punë të thjeshta në Rrëshen dhe Mirditë deri sa vdiq në vitin 1983. Musine Kokalari është një shëmbull ekzemplar i përndjekjes së mendjeve të ndritura femërore gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri. Pas ndryshimeve demokratike të vitieve 90 ajo u shpall “Pishtare  demokracisë dhe shqiptarizmës”.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version