Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

10 Shtator 1388, Ambasadorët e Gjergj Topisë, bëjnë kontratë me mjekun e Raguzës për të kuruar zotin e Durrësit

Stema e Topiajve

Më 10 Shtator 1388, ambasadorët e princit shqiptar Gjergj Topia, zot i Durrësit, Prokul Sakati dhe Martin Alesi, përfunduan me mjekun e komunës së Raguzës, Kristoforin, një kontratë për kurimin e zotit të tyre. Ky akt dëshmon për marrëdhëniet e gjithanshme që kishin feudalët me botën e jashtme.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version