Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

10 Tetor 1893, lindi Jorgji Pano, mësues e patriot

Mësues i Merituar

Në një familje të lashtë tiranase, më 10 Tetor 1893, u lind patrioti dhe “Mësuesi i Merituar”, Jorgji Pano. Pas hapjes së shkollës shqipe në Tiranë, ishte mësues dhe drejtor i parë i saj. Zhvilloi një veprimtari të gjerë atdhetare. Jorgji Pano ishte anëtar i shoqërisë “Bashkimi” dhe Kryetar i Lidhjes së Arsimtarëve “Mësuesi”, mori pjesë edhe në Revolucionin e Qershorit dhe në Luftën Nacionalçlirimtare, duke i falur çlirimit të vëndit, gjakun e dy bijëve të tij Uran dhe Aristidh Panos.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version