Në ligjin e datës 11 Dhjetor 1926, legalizohej letërkëmbimi midis Ministrit të Shqipërisë në Romë, Xhemil Dino dhe kryetarit të Qeverisë Italiane dhe Ministër i Punëve të Jashtme, Benito Musolini, mbi Traktatin Shqiptaro-Italian. Sipas këtij letërkëmbimi Shqipëria nuk kishte të drejtë të kishte marrëveshje dy a më shumë palëshe, apo të hynte në aleancë me një a më shumë shtete, pa pëlqimin e Italisë. Sikurse duhet teksti i vetë Traktatit, u regjistrua në Lidhjen e Kombeve, kurse letërkëmbimi Dino-Musolini, mbeti sekret dhe u botua pas 11 vitesh, në Maj të vitit 1937.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
14 Mars 1444, Aleks Shqiptari përmendet në “Librin e artë”, të qytetit Murano në Itali
-
14 Mars 1887, u hap shkolla e parë shqipe në Pogradec
-
14 Mars 1914, lindi në Tiranë skulptori Janaq Paço
-
14 Mars 1914, u hap në Tiranë spitali i parë austriak
-
14 Mars 1946, u miratua Kushtetuta e Republikës Popullore të Shqipërisë.