Komedia "Prefekti"
Trupa e Teatrit Popullor, më 11 Dhjetor 1948, dha premierën e komedisë të Besim Levonjës “Prefekti”. Luajtën disa nga yjet e skenës shqiptare si: Mihal Popi, Behije Çela, Loro Kovaçi, Besim Levonja, Prokop Mima, Gjon Karma etj. Shfaqja pati sukses të madh dhe mbeti për shumë vite në repertorin e gjallë të Teatrit Popullor.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare