Rrëzimi i Diktaturës
Në vitin 1990, pas protestave masive studentore dhe grevës së urisë, më 11 Dhjetor, pas disa dekadash të sundimit komunist, u rivendos sistemi pluralist. Një ditë më pas u krijua partia e parë opozitare në Shqipëri, Partia Demokratike. Kjo shënoi edhe hapjen e sistemit politik për zgjedhje e konkurencë mes partive për të qeverisur vendin.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare