Aleksandër Stavre Drenova
Sot përkujtohet Aleksandër Stavre Drenova, i njohur në botën letrare me pseudonimin Asdreni. U lind në Drenovë të Korçës, më 1872. Në moshën 13 vjeçare emigroi në Rumani. Në vitin 1904 botoi veprën e parë poetike “Rreze Dielli” për të cilën Andon Zako Çajupi i pat shkruar autorit: “Tani besoj se Naim beu (është fjala për Naim Frashërin) nuk vdiq, se vëndin që ai la bosh e zure ti.” Në bibliografinë krijuese të Asdrenit, figurojnë edhe disa vepra të tjera, që kanë hyrë në thesarin e krijimtarisë sonë letrare si “Ëndrra e lot”, “Psallmë muzgu” dhe “Këmbana e Krujës”. Me veprimtarinë e gjatë krijuese, Asdreni kreu lidhjen midis letërsisë së Rilindjes dhe asaj që u krijua në vitet pas shpalljes së Pavarësisë. U nda nga jeta më 11 Dhjetor 1947.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare