Turqit pasi pushtuan gjithë Shqipërinë dhe siguruan paqen me Vendikun, ndërmorën ekspeditën për pushtimin e Romës dhe të gjithë Italisë. Rreth 10 mijë ushtarë, të komanduar nga Gjedik Ahmet Pasha, duke u nisur nga Vlora, zbarkuan në tokat e Mbretërisë së Napolit dhe, më 11 Gusht 1480, pushtuan kështjellën e Otrantos. Zbarkimi i trupave osmane në Itali, tronditi të gjithë Europën e krishterë. Më urgjencë, u krijua koalicioni europian. Ndërkohë, në prapavijë shqiptarët, të organizuar në çeta të armatosura, sulmonin garnizonet dhe karvanet turke, duke bërë të pamundur përparimin e ekspeditës turke në Itali. Kështu shpatat shqiptare edhe një herë, shpëtuan civilizimin europian, nga dyndjet osmane.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
23 dhjetor 910, vdiq Shen Naumi.
-
23 Dhjetor 1880, “Qeveria e Përkohshme” e Prizrenit; nënpunës shqiptarë dhe armatosje
-
23 Dhjetor 1903, u lind në Korçë Naum Stralla, ekonomist e pedagog
-
23 Dhjetor 1912, Shteti Shqiptar lëshon kredencialin e parë diplomatik
-
23 Dhjetor 1919, vullnetarët e Kelmendit në luftën për të mbrojtur Shkodrën, zunë 243 robër