Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

11 Gusht 1789, ndahet nga jeta Theodhor Kavaljoti, një nga figurat madhore të kulturës mesjetare shqiptare

Një nga figurat madhore të kulturës mesjetare shqiptare, Theodhor Kavaljoti, nda nga jeta, më 11 Gusht 1789. Mendimtari filozofi dhe pedagogu illuminist shqiptar, u lind me 1718, në Voskopojë. U arsimua në vendlindje dhe në Janinë. Më 1743, u emërua mësues dhe më pas, drejtor i shkollës së mesme, që më 1750, u quajt Akademia e re e Voskopojës. Ai është autor i teksteve të para shkollore shqiptare, që kanë ardhur deri në ditët tona si, ”Llogjika”, “Fizika”, “Metafizika”. Rëndësi të veçantë, ka vepra e tij “Protopiria”, botuar në Venedik më 1770. Libri përmban edhe një fjalorth me 1170 fjalë në gjuhën shqip, greqisht dhe sllavisht. Theodhor Kavaljoti, veç mësimdhënies, ishte dhe një propagandist i dijeve dhe mendimeve filozofike përparimtare të kohës.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version