Sot përkujtohet një prej figurave madhore të politikës italiane, me prejardhje shqiptare, Françisko Krispit. U lind në vitin 1819. Mori pjesë aktive në revolucionin e viteve 1848-1849 në Itali dhe luajti një rol të rëndësishëm në luftën për bashkimin e Italisë, në vitet 1850-1860. Dy herë ka qënë ministër i punëve të brëndëshme i Italisë dhe dy herë nga katër vjet, kryeministër dhe ministër i punëve të jashtme. Një nga arkitektët e Aleancës Tripalëshe të vitit 1882 dhe formulues i politikës italiane në Etiopi. Vdiq më 11 Gusht 1901.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare