Konferenca e Ambasadorëve në Londër, më 11 Gusht 1913, krijoi komisionin e posaçëm me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të 6 fuqive të mëdha, për caktimin e kufijve midis Shqipërisë dhe Greqisë. Pas punës në terren, komisioni shkoi në Firence të Italisë, ku formuloi Protokollin, që mban emrin e këtij qyteti. Protokolli i Firences, është në fuqi edhe sot me përjashtim të disa ratifikimeve të vogla, që iu bënë në zonën e Korçës, pas Luftës së Parë Botërore.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
14 Mars 1444, Aleks Shqiptari përmendet në “Librin e artë”, të qytetit Murano në Itali
-
14 Mars 1887, u hap shkolla e parë shqipe në Pogradec
-
14 Mars 1914, lindi në Tiranë skulptori Janaq Paço
-
14 Mars 1914, u hap në Tiranë spitali i parë austriak
-
14 Mars 1946, u miratua Kushtetuta e Republikës Popullore të Shqipërisë.