Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

11 Gusht 1937, me rastin e festës së Pavarësisë vjen në Tiranë piktoria shqiptare Despina Nosku

Me rastin e festës së Pavarësisë, më 11 Gusht 1937, erdhi në Tiranë nga Rumania piktoria shqiptare Despina Nosku. Ajo pat emigruar familjarisht në Bukuresht dhe që e vogël, shfaqi talent të veçantë për artet pamore. Në vitin 1936, mbaroi Akademinë e Arteve të Bukura të Bukureshtit. Pina Nosku, qëndroi në Atdhe disa muaj, ku punoi shumë portrete dhe peisazhe. Me to hapi një ekspozitë personale, me rastin e 25 vjetorit të pavarësisë dhe më pas, ato i ekspozoi edhe në Rumani. Gjatë qëndrimit në Shqipëri, shtypi i kohës botoi disa punime të saj, që e kanë bërë të famshme në botën artistike rumune. Ndonëse e martuar me një jurist rumun, ndonëse larg atdheut, artistja nuk e harroi kurrë atë.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version