Me rastin e festës së Pavarësisë, më 11 Gusht 1937, erdhi në Tiranë nga Rumania piktoria shqiptare Despina Nosku. Ajo pat emigruar familjarisht në Bukuresht dhe që e vogël, shfaqi talent të veçantë për artet pamore. Në vitin 1936, mbaroi Akademinë e Arteve të Bukura të Bukureshtit. Pina Nosku, qëndroi në Atdhe disa muaj, ku punoi shumë portrete dhe peisazhe. Me to hapi një ekspozitë personale, me rastin e 25 vjetorit të pavarësisë dhe më pas, ato i ekspozoi edhe në Rumani. Gjatë qëndrimit në Shqipëri, shtypi i kohës botoi disa punime të saj, që e kanë bërë të famshme në botën artistike rumune. Ndonëse e martuar me një jurist rumun, ndonëse larg atdheut, artistja nuk e harroi kurrë atë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
22 Nëntor 1902, hapet shkolla e natës për mërgimtarët tanë në Bullgari
-
22 Nëntor 1913, botohet Kanuni i Përtashëm i Administratës Civile të Shqipërisë
-
22 Nëntor 1908, përfundoi punimet Kongresi i Manastirit
-
22 Nëntor 1923, numri i parë i gazetës politike Xhoka
-
22 Nëntor 1927, nënshkruhet Pakti i Dytë i Tiranës