Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

11 Janar 1953, premierë e pjesës “Esmeralda”; gur themeli në baletin shqiptar

Vangjush Mio

Në skenën e Teatrit të Filarmonisë Shqiptare në Tiranë, më 11 Janar 1953, u dha premiera e baletit “Esmeralda” me muzikë të Çezar Punjit, dirigjent Mustafa Krantja dhe baletmaestër Georgi Perkun. Skenografia u përgatit nga Vangjush Mio dhe Stavri Rafael. Në rolet kryesore interpretuan balerinët e parë Nellania Terca, Panajot Kanaçi, Ëngjëll Tërshana, Ikbal Morina, Besa Gjata, Flora Kallajxhi, Skënder Batku etj. “Shatrivani i Bahçirsarajt” dhe “Esmeralda”, ishin dy baletet e para që u pregatitën dhe u luajtën në skenën shqiptare, dy gurët themeltarë të baletit tonë, që sot me talentet e tij, i ka kaluar kufijtë kombëtarë.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version