11 Maj 1991, u formua kabineti qeveritar Nano II

Kabineti qeveritar Nano II, u formua më 11 Maj 1991, me këtë përbërje: Kryeministër – Fatos Nano, Zv.kryeministër – Shkëlqim Çani, Ministër i Punëve të Jashtme – Muhamet Kapliani, Ministër i Mbrojtjes – Hajredin Shyti, Ministër i Drejtësisë – Dashamir Kora, Ministër i Financave –  Anastas Angjeli, Ministër i Industrisë Minierave dhe Energjetikës – Drini Mezini, Ministër i Industrisë Ushqimore – Yili Bufi, Ministër i Bujqësisë – Ahmet Osja, Ministër i Ndërtimit – Leonard Nano, Ministër i Arsimit – Maqo Lakrori, Ministër i Shëndetësisë – Sabit Broka, kryetar i Komitetit të Kulturës Rinisë dhe Sporteve – Moikom Zeqo, kryetar i Komitetit të Punës dhe Përkrahjes Sociale – Theodhori Bej, kryetar i Ekonomisë Komunale dhe Mbrojtjes së Mjedisit Flamur Hoxha.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare