Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

11 Prill 1872, lindi poeti Asdreni, Aleksandër Stavre Drenova

Patrioti dhe shkrimtari shqiptar, Aleksandër Stavre Drenova, apo siç njihet me pseudonimin Asdreni lindi, më 11 Prill 1872. Ja ç’farë shkruhet në “Enciklopedinë e shkurtër letrare” (Kratkaja Literaturnaja Enciklopedia) për bashkëatdhetarin tonë të ndritur: “Asdreni është poet dhe publicist shqiptar. Arsimin e lartë e mori në Rumani. Mori pjesë në veprimtaritë e shoqatave të emigrantëve shqiptarë, që luftonin për çlirimin e Shqipërisë nga zgjedha turke. Veprimtarinë letrare e ka filluar në vitin 1900. Dy përmbledhjet e para poetike, “Rreze dielli” 1904 dhe “Endrra dhe lot” 1912, i ka botuar në Bukuresht. Në këto vargje, Asdreni i këndoi atdheut, natyrës së tij dhe heronjve popullorë. Pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë (në Nëntor 1912), Asdreni ka shërbyer në Konsullatën e Shqipërisë në Rumani. Në vitin 1930, botoi vëllimin poetik “Psalme murgu”, ku mbizotërojnë motivet patriotike”.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version