Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

11 Prill 1906, tre shoqëritë e mërgimtarëve shqiptarë të Bukureshtit u bashkuan në një të vetme “Drita”

Në sallën “Amicita” (Miqësia), në Bukuresht, më 11 Prill 1906, u mblodhën përfaqësuesit e tre shoqërive patriotike shqiptare: “Drita”, “Dituria” dhe “Shpresa” dhe u bashkuan me një shoqëri të vetme, që u quajt shoqëria “Drita”. Qëllimi ishte bashkimi i të gjitha mërgimtarëve shqiptarë në Rumani, për të mënjanuar përçarjet dhe për të bashkuar forcat dhe mjetet për hapjen e një shkolle shqipe dhe themelimin e kishës shqiptare.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version