Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

11 Prill 1914, betejë e xhandarmërisë Shqiptare me forcat greke ne fshatin Peshtan

Në afërsi të fshatit Peshtan, më 11 Prill 1914, u zhvillua një betejë midis forcave greke dhe xhandarmërisë shqiptare. Në fushën e betejës pati disa të vrarë dhe të plagosur nga të dy anët. Qeveria greke, megjithëse i kishte liruar tokat shqiptare me protokoll ndërkombëtar, çdo ditë kryente akte agresive, duke e justifikuar këtë, se ato janë vepër e andartëve të së ashtuquajturës “qeveri epiriote”. Ndërkohë oficerët hollandezë, që shërbenin në xhandarmërinë shqiptare, raportonin se ato ishin njësi të rregullta të ushtrisë greke.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version