Në Shkodër më 11 Shkurt 1949, u përurua Muzeu Historik i qytetit. 683 objekte të tij u morën nga dy muzeumet e klerit katolik. Shumë objekte të tjera, kryesisht të karakterit etnografik, u grumbulluan përmes shtetëzimeve dhe konfiskimeve. Sot muzeumi pasqyron kulturën materiale të qytetit që nga neoliti deri në mesjetë. Atje ka objekte me vlerë të punuara në gur, metal e qeramikë. Ai pasqyron shkëncërisht vazhdimësinë etnokulturore e popullit shqiptar.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
23 dhjetor 910, vdiq Shen Naumi.
-
23 Dhjetor 1880, “Qeveria e Përkohshme” e Prizrenit; nënpunës shqiptarë dhe armatosje
-
23 Dhjetor 1903, u lind në Korçë Naum Stralla, ekonomist e pedagog
-
23 Dhjetor 1912, Shteti Shqiptar lëshon kredencialin e parë diplomatik
-
23 Dhjetor 1919, vullnetarët e Kelmendit në luftën për të mbrojtur Shkodrën, zunë 243 robër