Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

12 Dhjetor 1990, krijohet e para parti opozitare, Partia Demokratike

Partia Demokratike

Një grup intelektualësh, studentësh të Universitetit të Tiranës dhe punëtorësh, më 12 Dhjetor 1990, krijuan Partinë Demokratike, partia e parë opozitare në Shqipëri. Nismëtarë të krijimit të saj ishin, Azem Hajdari, Sali Berisha, Eduart Selami, Aleksandër Meksi, Arben Imami, Gramoz Pashko dhe shumë të tjerë. Ajo e rriti shumë shpejt veprimtarinë dhe influencën e saj. Kështu në parlamentin e vitit 1991, ajo arriti të ketë 75 deputetë, nga 250 që ishte numri i përgjithshëm, kurse një vit më vonë fitoi 2/3 e vendeve, duke krijuar qeverinë demokratike, ndërsa kryetari i saj Sali Berisha, u zgjodh president i vendit.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version