Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

12 Gusht 1979, shfaqet emisioni kushtuar koreografit Fehmi Shaqiri

Në ekranin e vogël të Televizionit Publik Shqiptar, më 12 Gusht 1979, u dha emisioni kushtuar koreografit dhe balerinit shqiptar Fehmi Shaqiri. Ai ka drejtuar dhe përgatitur 20 asamble, të cilat janë prezantuar me sukses në tre kontinente, ka marrë pjesë në shumë festivale folklorike kombëtare dhe ndërkombëtare, me Asamblin e Këngëve dhe Valleve të Republikës së Shqipërisë. “Vallja arbëreshe”, e krijuar prej Artistit të Merituar Fehmi Shaqiri, mbetet një ndër kryeveprat e koreografit. Emisioni i suksesshëm, ishte përgatitur nga Avdulla Kanaçi.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version