Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

12 Janar 1862, lindi Anton Xanoni, shkrimtar, studiues e gjuhëtar

Anton Xanoni

Më 12 Janar 1862, lindi pedagogu, gjuhëtari dhe shkrimtari Anton Xanoni. Studimet e larta i kreu në Spanjë, Dalmaci, Itali, Poloni. Dha mësim në Torino dhe në Shkodër. Duke punuar si prift, asnjëherë nuk i ndërpreu studimet dhe veprimtarinë patriotike dhe kulturore. Bashkë me Ndre Mjedën hartuan tekstin “Këndime për shkollat e para të Shqypnisë” që ishte me 3 vëllime. Në vitin 1909 botoi “Gramatika shqipe”, një vit më pas “Shkurtorja e historisë së moçme” dhe më 1911, “Prisi në lamë të letratyrës”. Pas vdekjes së tij më 1915, u botua drama “Skënderbeu”.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version