Për t’i pasur krahët e lirë, në luftën kundër Gjergj Kastriotit, sulltan Murati II, pranoi vasalitetin e Gjergj Brankoviçit, duke i kthyer mbretërinë e tij, “Serbinë”. Madje ai i kërkoi Vladislavit, mbret i Hungarisë dhe Polonisë paqe, që u nënshkrua, më 12 Korrik 1444, në Geged. Por paqja e Gegedit, e përfunduar për 10 vjet, nuk zgjati as 6 javë. Vladislavi gjatë kësaj kohe, përgatiti një ushtri prej 14 mijë hungarezësh, polakësh dhe rumunësh, hyri në lidhje me Gjergj Kastriotin dhe i kërkoi të mësynte pas krahëve turqit, kur ushtritë e tij të sulmonin nga veriu.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
11 Shkurt 1909, u luajt në Dardhë të Korçës drama “Lufta e Trojës”
-
11 Shkurt 1907, u krijua në Rumani dega e shoqërisë “Bashkimi”
-
11 Shkurt 1920, u likujdua Qeveria e Durrësit
-
11 Shkurt 1920, telegram i Luigj Bumçit për Kryeministrin anglez Llojd Xhorxh
-
11 Shkurt 1927, përurimi i dy rrugëve të reja në Shqipëri të mesme