Më 12 Korrik 1577, priftër, klerike e laikë dhe i gjithë populli i Himares, me anë të përfaqësuesve të tyre Nikollë Gjika dhe Gjergj Katas, i dërguan një letër Papës, ku i tregojnë se ata kanë qëndruar vazhdimisht me luftë, pa rënë në zgjedhën e osmanëve. “Që prej kohës së të vlertit Skënderbe, thuhet në letër, askush, as vetë turku i egër dhe i prapë, me të gjithe fuqinë e tij të tmerrshme, kurrë nuk ia ka dalë të na shtrojë nën zotërim të vet…” Himariotët i kërkojnë ndihmë Atit të Shenjtë, për të rindërtuar faltoret e shkatërruara dhe për të blerë armë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
11 Shkurt 1909, u luajt në Dardhë të Korçës drama “Lufta e Trojës”
-
11 Shkurt 1907, u krijua në Rumani dega e shoqërisë “Bashkimi”
-
11 Shkurt 1920, u likujdua Qeveria e Durrësit
-
11 Shkurt 1920, telegram i Luigj Bumçit për Kryeministrin anglez Llojd Xhorxh
-
11 Shkurt 1927, përurimi i dy rrugëve të reja në Shqipëri të mesme