Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

12 Maj 1922, Komisioni i Lidhjes së Kombeve, bëri publik Informacionin Përfundimtar mbi Shqipërinë

Komisioni i Lidhjes së Kombeve, më 12 Maj 1922, bëri publik Informacionin Përfundimtar mbi Shqipërinë. Në të kundërshtohet ideja se shqiptarët, për arsye të ndarjeve fetare, nuk janë të aftë të udhëheqin një shtet modern. Ata, sipas informacionit, “bashkohen nga zakonet e përbashkëta, traditat shekullore, si dhe  nga gjuha..”. Në informacion bëhet e qartë se, “megjithëse ndryshimet në besimet fetare nganjëherë kanë ndikime në politikën e brendshme”, manifestimet fanatike aq të shpeshta në vendet e tjera, në Shqipëri janë shumë të rralla. Janë shënuar raste kur klerikët e të tre besimeve fetare, kanë vizituar së bashku xhamitë dhe kishat. E njëjta ide shprehet edhe në një libër historie të disa autorëve amerikanë, për shqiptarët në Shqipëri dhe SHBA.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version